Ushtarët e KFOR-it atje vazhdojnë të ballafaqohen me protestuesit e dhunshëm serbë, të cilët po hedhin gjësende drejt tyre, përfshirë koktej molotovi.
Përplasja nisi pasi protestuesit serbë nuk e përfillën kërkesën e KFOR-it për t’u larguar nga rruga me qëllim që të kalojnë disa vetura.
Pasi nisi përplasja, personat e maskuar u vunë në ballë, duke sulmuar ushtarët e KFOR-it me gjësende dhe duke mbajtur në duar edhe shkopa bejzbolli.