Ermal Kamberaj, 24 vjeçari që u vra në Mitrovicë, është varrosur pasdite në varrezat e Shipolit.
Një lexues i Periskopit ka dërguar fotografi në momentin kur është vrarë Kamberaj.
Kujdes: PAMJE TË RËNDA
Ai është varrosur të dielën pasdite.
Në varrim kanë marrë pjesë një numër shumë i madh i qytetarëve.
“Gjithë ky kallabllak që është këtu, po edhe bllokimi i rrugëve të qytetit dëshmon se Ermali ka qenë i mirë dhe ka qenë në punën e tij, ku edhe e gjeti vdekjen”, tha hoxha Fatmir Latifi pas ceremonisë së varrimit.
Gjatë ditës, punonjës të lokaleve tjera hoteliere të Mitrovicës paralajmëruan mbylljen e objekteve ku ushtrojnë veprimtarinë e tyre të përditshme gjatë kohës së varrimit të Kamberajt në shenjë proteste për vrasjen e tij.
Lindrit Misini, pronari i ëmbëltores “Misini Sëeets” tha për KALLXO.com se “Ermali edhe për ne, edhe për qytetin ka qenë shembull”.
Ermal Kamberaj vdiq mbrëmë në QKUK pasi sipas policisë u plagos me tre plumba.
Policia ende nuk ka arrestuar askënd për këtë vrasje.




