Një rast i rëndë i tentativës për grabitje, i shoqëruar me të shtëna me armë zjarri, është raportuar mbrëmjen e së dielës në Rahovec.
Pasi kanë ndaluar dhe kanë dalë nga automjeti për ta larguar pengesën, një person i maskuar dhe i armatosur me armë të gjatë u është afruar duke i kërcënuar dhe duke u kërkuar para.
Bazuar në të dhënat e policisë, viktimat kanë refuzuar kërkesën e të dyshuarit, janë rikthyer në veturë dhe kanë tentuar të largohen nga vendi i ngjarjes. Në ato momente, i dyshuari ka shtënë me armë zjarri në drejtim të automjetit, duke goditur rrotën e pasme.
Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë përkatëse të Policisë së Kosovës, të cilat kanë kryer ekzaminimet e nevojshme.
Me vendim të prokurorit kujdestar, rasti është iniciuar si “Vrasje e rëndë në tentativë”, ndërsa hetimet për identifikimin dhe kapjen e të dyshuarit janë duke vazhduar. /Klankosova.tv



