Monika Kryemadhi: koronavirusi është mashtrim

Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim Monika Kryemadhi ka befasuar të gjithë teksa ka deklaruar se koronavirusi është mashtrim dhe eksperiment social për të ndryshuar sjelljen njerëzore. Në një intervistë për “Report Tv”, kryetarja e LSI-së  tha se koronavirusi është një virus i krijuar në laborator dhe se po përdoret për të kryer eksperimente sociale te njerëzit.

“Mos e besoni koronavirusin! Koronavirusi është një mashtrim që synon të ndryshojë sjelljen njerëzore. Koronavirusi është një eksperiment social, për mua, që kërkon të ndryshojë sjelljen sociale te njerëzit për t’i kthyer nga sjellje njerëzore dhe shpirtërore në një sjellje virtuale dhe dixhitale.

Nëse do të ishte e vërtetë koronavirusi ashtu siç krijohet panik nga e vërteta, të jeni të sigurt që do të kishte vende më të zhvilluara se ne që do ta radikalizonin. Mjafton të shikoni disa vende si Suedia”, tha ndër të tjera Kryemadhi.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme