Monitorim për krime zgjedhore një ditë para votimeve, agjentët e BKH dhe dy prokurorë të SPAK “zbarkojnë” në Fier

Agjentët e BKH-së dhe dy prokurorë të SPAK kanë “zbarkuar” sot në Fier për të vëzhguar disa zona të qytetit për raste të krimeve zgjedhore, një ditë para zgjedhjeve parlamentare të 11 Majit.


Gazetarja Klodiana Lala raporton se në Fier por edhe në Roskovec shkuan sot prokurori i posaçëm Sotir Kllapi i shoqëruar nga agjentë të BKH dhe nga oficerë të policisë së Fierit.

Krahas prokurorit Sotir Kllapi, e deleguar me detyra në qarkun e Fierit për krimet zgjedhore është dhe prokurorja tjetër e SPAK Doloreza Musabelliu.

Deri më tani nuk janë vërejtur shkelje nga ana e prokurorëve të Posaçëm ndërsa prezenca e tyre do të jetë deri në mbyllje të procesit të numërimit.

Ndërkohë prokuroria e juridiksionit të përgjithshëm Fier ka regjistruar 5 procedime penale lidhur me krime zgjedhore.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme