Afërsia e madhe e kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama me presidentin serb, Aleksandër Vuçiq, ka nxitur reagime të mëdha në Kosovë dhe Shqipëri.
Kësaj radhë, ishte analisti nga Shqipëria, Çim Peka i cili e quajti Ramën të paftyrë, pas deklaratës së tij së: “Forcat e shpëtimit serbë na ndihmuan natën që na ra tërmeti”.
“Ky përfundimisht është një monstër, edhe Vuçiq nuk guxon të gënjejë kaq hapur. Ishin forcat e ndërhyrjes në raste emergjencash nga Kosova o i pafytyrë!”, shkroi Peka në Facebook, përcjell “Bota sot”.
Postimi i plotë
Rama: “Forcat e shpëtimit serbë na ndihmuan natën që na ra tërmeti”. Ky përfundimisht është një monstër, edhe Vuçiq nuk guxon të gënjejë kaq hapur. Ishin forcat e ndërhyrjes në raste emergjencash nga Kosova o i pafytyrë!