Moore edhe në Beograd: Kosovës i kërkova heqjen e taksës

Pas vizititës në Kosovë dhe takimit me krerët e saj politikë, drejtori i përgjithshëm i Foreign Office-it për çështje politike Richard Moore, është takuar në Beograd edhe me kryetarin e Serbisë Aleksandar Vucic.

Vucic ka shfaqur shpresën se bashkësia ndërkombëtare do të vazhdojë me ftesa racionale Prishtinës që të heqë dorë nga taksa të cilëne e ka vënë “kundër Serbisë e popullit serb” e Serbia, siç është shprehur ai, “me heqjen e atyre tatimeve anticivilizuese, do të jetë e gatshme të bisedojë me Prishtinë.

Siç thuhet në kumtesë, Vucic e ka njohur Moorein e ka njoftuar me faktin se Prishtina nuk e ka përmbushur “të vetmin obligim” të saj nga Marrëveshja e Brukselit, e ky është formimi i AKS-së. ndërsa vendosja e taksës dhe miratimi i Platformës në Parlament sipas tij është dëshmi se “Prishtina nuk po mendon në dialog, për për zgjidhje të cilat mund ta destabilizojnë tërë regjionin”.

Moore ka thënë se Britania e Madhe, përkundër Bexitit, do të mbetet e përkushtuar për të ndihmuar e mbështetur regjionin e Ballkanit Perëndimor, duke theksuar se integrimi i Ballkanit Perëndimor në BE është kyçe për stabilitetin dhe prosperitetin e tij.

Ai ka theksuar se palës së Prishtinës i ka bërë kërkesë për heqjen e taksës, në mënyrë që të dy palët të vazhdojnë dialogun sa më parë, transmeton “Danas”.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme