Morali si motiv i vrasjes së të riut në Vushtrri (Video)

Vrasja e një të riu fundjavën e kaluar në Vushtrri, bëri që policia t’i trokasë në shtëpi familjes Ajazaj në Zhur të Prizrenit.

Një ditë më parë, forcat e rendit arrestuan djalin e tyre, L. Ajazajn, si i dyshuar për rastin. Babai i tij pretendon se nuk e kishte idenë se çfarë ndodhi.

Bashkë me L. Ajazajn në polici u shoqërua edhe gruaja e tij, R. Xh. nga Vushtrria. Forcat e rendit dhe ato të drejtësisë po pretendojnë që ajo pati një lidhje me të ndjerin.

Ky raport mes tyre besohet që ka qenë arsye e vrasjes së Kujtim Mehollit, i cili të hënën në mëngjes i gjet i vdekur te parku Enver Zymberi në Vushtrri.

Babai i të dyshuarit, L. Ajazaj, nuk flet shumë për atë që do duhej të ishte reja e tij. Me të thotë se nuk pati fort muhabet.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme