Moranë, varrosen 10 viktimat e tragjedisë

 

Aksidentimi i autobusit në Bullgari ishte më fatal për familjen Jahiu nga Morana e Shkupit, pasi që 10 anëtarë të saj, përfshirë fëmijë u shuan në këtë aksident.

Sot në këtë fshat ka filluar varrimi i tyre, ku për ngushëllime dhe përcjelljen e fundit kanë ardhur nga të gjitha anët e vendit dhe nga jashtë.

Nga ana tjetër në aeroportin e Shkupit në nxjerrjen e 45 trupave të pajetë nga aeroplanët të cilët i sollën ditën e sotme në cermoni marrën pjesë gjithë funksionarët e shtetit nga presidenti Pendarovski, kryeparlamentari Xhaferi, kryeministri Zaev, zv.kryministri Grubi, Ali Ahmeti ministrat e vëndit.

Nga rajoni në këtë ceremoni marrën pjesë edhe zyrtarë të lartë mes tyre edhe presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, Ministri i Brendshëm i Shqipërisë Blendi Çuçi, kryetarja e Kuvendit të Shqipërisë, Lindita Nikolla dhe të tjerë.

Nga ana tjetër buqeta me lule tashmë janë vendosur në sheshin “Skënderbeu” në Shkup ku do të arrinë 45 kufomat të aksidentit tragjik të 23 nëntorit në Bullgari.

Në aksidentin në Bullgari u shuan gjithsej 45 persona vetëm 7 mbetën të lënduar që u trajtuan në spitalin në Sofje. Autoritet bullgare vazhdojnë hetimin për të zbardhur se si ka ndodhur askidenti i atuobusit të kompanisë “BESA TRANS”.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme