Morën 1 mijë euro për të mos hequr tendën e një lokali, GJKKO dënon dy ish inspektorët e IMT-së (EMRAT)

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka paraqitur pranë Gjykatës kërkesën me objekt: “Gjykimin e procedimit penal nr. 12/1 të viti 2024 të Prokurorisë së Posaçme, ndaj të pandehurve Klajdi Zhilla dhe Geraldo Fuçija, të akuzuar për kryerjen e veprës penale “Korrupsion pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike”, parashikuar nga neni 259/2 dhe 25 i Kodit Penal”.


2. Gjykimi i kësaj ҫështje u zhvillua me rregullat e gjykimit të shkurtuar. Në përfundim të gjykimit, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar me trup gjykues të përbërë nga gjyqtarët Rudina Palloj, Flojera Davidhi dhe Bib Ndreca, me vendimin nr. 20, datë 24.02.2026 vendosi:

1. Deklarimin fajtor të të pandehurit Klajdi M. Zhilla për kryerjen e veprës penale “Korrupsioni pasiv i personave qe ushtrojnë funksione publike”, në bashkëpunim, parashikuar nga neni 259/2 në lidhje me nenin 25 të Kodit Penal dhe dënimin e tij me 3 (tre) vite burgim. 2. Në aplikim të nenit 406/1 të Kodit të Procedurës Penale të pandehurit Klajdi M. Zhilla i ulet 1/3 (një e treta) e dënimit, duke u dënuar përfundimisht me 2 (dy) vite burgim.

3. Në zbatim të nenit 59 të Kodit Penal, pezullimin e ekzekutimit të dënimit me burgim dhe vënien në provë të të pandehurit Klajdi M. Zhilla për një periudhë kohe prej 2 (dy) vite, me kusht që i pandehuri të mos kryejë vepër tjetër penale dhe gjatë kohës së provës të mbajë kontakte me Shërbimin e Provës që mbulon vendbanimin e tij.

4. Në zbatim të nenit 35, pg 1 të Kodit Penal, caktimin ndaj të pandehurit Klajdi M. Zhilla të dënimit plotësues “Heqja e së drejtës për të ushtruar funksione publike”, për një kohë prej 5 (pesë) vitesh.

5. Bazuar në nenin 261 dhe 389 të Kodit të Procedurës Penale, heqjen e masës së sigurimit “Arrest në burg”, parashikuar nga neni 239 i Kodit të Procedurës Penale, caktuar ndaj të pandehurit Klajdi M. Zhilla me vendimin nr.96, datë 09.02.2024, të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar.

6. Urdhërohet lirimi i menjëhershëm i të pandehurit Klajdi M. Zhilla nga paraburgimi nëse nuk mbahet për shkak të një vendimi tjetër.

7. Deklarimin fajtor të të pandehurit Geraldo T. Fuçija për kryerjen e veprës penale “Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike”, në bashkëpunim, parashikuar nga neni 259/2 në lidhje me nenin 25 të Kodit Penal dhe dënimin e tij me 3 (tre) vite burgim.

8. Në aplikim të nenit 406/1 të Kodit të Procedurës Penale të pandehurit Geraldo T. Fuçija i ulet 1/3 (një e treta) e dënimit, duke u dënuar përfundimisht me 2 (dy) vite burgim.

9. Në zbatim të nenit 59 të Kodit Penal, pezullimin e ekzekutimit të dënimit me burgim dhe vënien në provë të të pandehurit Geraldo T. Fuçija për një periudhë kohe prej 2 (dy) vite, me kusht që i pandehuri të mos kryejë vepër tjetër penale dhe gjatë kohës së provës të mbajë kontakte me Shërbimin e Provës që mbulon vendbanimin e tij.

10. Në zbatim të nenit 35, pg 1 të Kodit Penal, caktimin ndaj të pandehurit Geraldo T. Fuçija të dënimit plotësues “Heqja e së drejtës për të ushtruar funksione publike”, për një kohë prej 5 (pesë) vitesh.

11. Bazuar në nenin 261 dhe 389 të Kodit të Procedurës Penale, heqjen e masës së sigurimit “Arrest në burg”, parashikuar nga neni 239 i Kodit të Procedurës Penale, caktuar ndaj të pandehurit Geraldo T. Fuçija me vendimin nr.96, datë 09.02.2024, të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar.

12. Urdhërohet lirimi i menjëhershëm i të pandehurit Geraldo T. Fuçija nga paraburgimi nëse nuk mbahet për shkak të një vendimi tjetër.

13. Në zbatim të nenit 190/1pika c e Kodit të Procedurës Penale, 2 (dy) D.V.D. një me përmbajtjen e bisedave të zhvilluara midis shtetasve A.B e Klajdi Zhilla dhe një me përmbajtjen e bisedave ambientale të zhvilluara midis të pandehurve Klajdi Zhilla e Geraldo Fuçija në ambientet e Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit, të asgjësohen, pasi vendimi të marrë formë të prerë.

14. Shpenzimet procedurale të bëra gjatë hetimeve paraprake, sipas procesverbalit për evidentimin e shpenzimeve të hetimit, dhe ato gjyqësore, sipas procesverbalit përkatës për evidentimin e shpenzimeve gjyqësore, në referim të neneve 393/1 dhe 285/1 të K.Pr.Penale, i ngarkohen të pandehurve të cilët deklarohen fajtorë, në mënyrë solidare.

15. Ngarkohet Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar zbatimin e këtij vendimi. 16. Kundër këtij vendimi mund të bëhet ankim në Gjykatën e Apelit kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, brenda 15 (pesëdhjetë) ditëve, duke filluar ky afat nga e nesërmja e njoftimit të vendimit të arsyetuar.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme