Morën peng dhe dhunuan një 32-vjeçar, lirohen nga burgu pas 40 ditësh vëllai i deputetit Bledjon Nallbati dhe dy të tjerë

Pas 40 ditëve në qeli, Alti Nallbati vëllai i deputetit demokrat Bledjon Nallbati, dhe dy shtetasit e tjerë Marsel Buçi e Trajan Çeliku kanë lënë ambientet e burgut të Drenovës pasi gjykata ka vendosur ndryshimin e masës së sigurisë në “arrest shtëpie”.


Mësohet se në seancën gjyqësore pas 40 ditësh që u lanë në masë sigurie “arrest në burg”, për arsye të mbledhjes së provave dhe veprimeve hetimore shtesë të prokurorisë, tre të arrestuarit që morën peng dhe dhunuan 32-vjeçarin Ilir Topçiu, janë lënë në arrest shtëpie.

Ngjarja ka ndodhur më tepër se 1 muaj më parë në qytetin e Bilishtit ku tre të arrestuarit kanë marrë me forcë 32-vjeçarin Ilir Topçiu duke e çuar në magazinën në pronësi të njërit prej të arrestuarve, ku e kanë dhunuar dhe mbajtur për disa orë peng.

Ngjarja tronditi opinionin publik ku një ditë më pas, u shkarkua drejtori i policisë së qarkut Erion Ahmeti dhe u pezullua zëvendës drejtori për hetimin e krimit në DVP Korçë, Hajri Kushe.

Alti Nallbati dhe Trajan Çeliku u akuzuan për veprat penale të “heqjes së paligjshme të lirisë” dhe “kanosje”, të dyja veprat të kryera në bashkëpunim.

Ndërsa Marsel Buçi krahas dy veprave penale të mësipërme, u akuzua edhe për “plagosje të lehtë me dashje”. Hetimet vijojnë për këtë çështje që prej momentit kur Ilir Topçiu denoncoi ngjarjen pranë uniformave blu.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme