Morën shuma parash për të kaluar në provime një strudente, arrestohen 6 pedagogë në Elbasan! Një tjetër ende në arrati, ja detajet

Policia ka arrestuar 6 pedagogë të Universitetit të Elbasanit “Aleksandër Xhuvani” dhe ka shpallur në kërkim një tjetër, pasi akuzohen se kanë marrë para për të kaluar në provime një studente. Ndërsa në pranga ka rënë edhe sekseri.


universiteti-elbasanitTë arrestuarit:

  1. Ornela Bilali, Lënda: Arti dhe krijimtaria në fëmijërinë e hershme.
  2. Zyhra Gripshi, Lënda: Puna me familjen dhe komunitetin.
  3. Adrian Shingjergji, Lënda: Edukimi motorrik dhe lojërat lëvizore.
  4. Beatriçe Gani, Lënda: Të mësuarit nëpërmjet lojës.
  5. Florinda Tarusha, Lënda: Filozofi e edukimit.
  6. Monika Hodaj, Lënda: Edukim gjinor ne fëmijërinë e hershme.
  7. G.H., sekseri

Ndërsa është shpallur në kërkim Edlira Gugu, pedagoge në lëndën: Letërsi për fëmijë.

Pedagogët akuzohen se kanë shpërdoruar detyrën duke kaluar në mënyrë të parregullt në provime një studente 31 vjeçare, me qëllim për të përfituar shuma parash të cilat i ka marrë sekseri me iniciale G. H..

Gjatë kontrollve raportohet se u gjetën dhe u sekuestruan tezat e provimeve të studentes.

Njoftimi i policisë:

Elbasan/Finalizohet operacioni policor “Teza”.

Shpërdoruan detyrën duke përfituar para për të kaluar në provime studenten, vihen në pranga 6 pedagogë dhe vijon puna për kapjen e 1 tjetri.

Në pranga edhe shtetasi i cili mori lekët për tua dhënë pedagogëve.

Gjatë kontrollit u gjetën dhe u sekuestruan tezat e provimeve të studentes.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare, pas denoncimit të bërë në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan nga gazetarët e emisionit investigativ, për një rast të shpërdorimit të detyrës duke kaluar në mënyrë të parregullt në provime një studente 31 vjeçe me qëllim për të përfituar shuma parash, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Teza”.

Në kuadër të operacionit policor nën drejtimin e Prokurorisë u arrestuan në flagrancë shtetasit: M. H., 49 vjeçe, B. G., 58 vjeçe, F. T., 56 vjeçe, A. Sh., 61 vjeç, O. B., 50 vjeçe, Z. G., 37 vjeçe dhe G. H., 59 vjeç.

Gjithashtu, shpallën në kërkim shtetasen E. G., 51 vjeçe, pedagoge.

Këta shtetas me detyrë pedagogë kanë shpërdoruar detyrën, duke kaluar në mënyrë të parregullt në provime një studente 31 vjeçe, me qëllim për të përfituar shuma parash të cilat i ka marrë shtetasi G. H..

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme