“Mori pjesë në luftëra të huaja”/ Enigma e vdekjes në Ukrainë, 24-vjeçari shqiptar rezulton se është nën hetim nga prokuroria e Elbasanit

Të tjera detaje mësohen nga historia e 24-vjeçarit shqiptar, Emanuel Bazanji i cili shërben si pjesë e ushtrisë ukrainase, ku kryeministri Rama u shpreh se ai kishte ndërruar jetë gjatë sulmeve në Ukrainë.


Mësohet nga burime zyrtare se 24-vjeçari ndodhet nën hetim nga Prokuroria e Elbasanit prej dy muajsh.

Mësohet se drejtoria e Anti-Terrorit ka referuar në organin e akuzës në Elbasan dosjen hetimore ndaj të riut shqiptar me akuzën e pjesëmarrjes në luftëra të huaja.

Gjithashtu bëhet e ditur se ai ka qenë për rreth 2 vite pjesë e repartit të komandove pas përfundimit të kursit për nëntetar.

Bazanji është me origjinë nga Berati. Familja e tij ka jetuar për disa vite në Elbasan për t’u shpërngulur më pas drejt Tiranës ku dhe janë të vendosur aktualisht.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme