Iniciativa për shfuqizimin e Ligjit për Gjykatën Speciale e ndërmarrë sonte nga një grup deputetësh është dëmi më i madh që mund t’i shkaktohet Kosovës.
Kështu vlerësojnë anëtarë të shoqërisë civile në vend. Sipas tyre një hap i tillë rrezikon thellësisht përkrahjen e aleatëve të Kosovës në shkallë dhe mund t’i kthejë gjithë përpjekjet e shqiptarëve për liri e pavarësi shumë hapa prapa.
“Kërkojmë nga deputetët e Kuvendit të Kosovës ta vënë interesin e qytetarëve dhe të Republikës para atij të individëve dhe të mos e votojnë me asnjë kusht këtë ndryshim”, thuhet në një reagim të përbashkët të 28 anëtarëve të shoqërisë civile.
Pjesë e kësaj liste janë:
- Adriatik Kelmendi
- Agon Maliqi
- Lulzim Peci
- Flaka Surroi
- Perparim Rama
- Petrit Zogaj
- Rrahman Paqarizi
- Besa Luzha
- Dastid Pallaska
- Jeton Neziraj
- Krenar Gashi
- Arben Ahmeti
- Agon Vrenezi
- Berat Buzhala
- Sibel Halimi
- Florian Qehaja
- Agron Bajrami
- Dukagjin Pupovci
- Venera Hajrullahu
- Luan Shllaku
- Ilir Ibrahimi
- Edona Tolaj Ahmetaj
- Naim Rashiti
- Ismet Kryeziu
- Veton Mujaj
- Shkelzen Maliqi
- Bekim Blakaj
- Alisa Maliqi