“Mos e prek me dorë!”- Sërish tensione në Kuvend, deputetët e opozitës përplasen me punonjësit e Gardës. Ligjvënëseve u kontrollohen çantat

Deputetët e opozitës janë përplasur me Gardën, pasi kjo e fundit nuk i ka lënë që të futen në Kuvend disa prej opozitarëve, teksa sot mbahet seancë plenare.


Në video dëgjohet teksa flet deputeti Noka me gardistët, duke i thënë “Hapeni rrugën”, ndërkohë një prej përfaqësuesve të Gardës tha se deputeti kishte flakadanë në xhep.

Ndër të tjera, në videon e publikuar nga ish-kryeministri Sali Berisha, dëgjohet edhe deputeti Gazment Bardhi që me tone të forta thotë; “Mos e prek me dorë!”, drejtuar këtu Gardës në lidhje me ndalimin e Nokës.

Ndërkohë deputeteve iu janë kontrolluar edhe çantat përpara se të lejoheshin të hynin në sallë. Kjo si masë paraprake pasi në senacat e kaluara, deputetët fshehën tymueset e hedhur në Kuvend brenda çantave të ligjvënëseve.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme