‘Mos ejani, nuk është i sigurt’, Klitschko thirrje atyre që duan të kthehen në Kiev

Kryetari i bashkisë së Kievit, Vitali Klitschko, ka thënë se kryeqyteti ukrainas u sulmua të shtunën në mëngjes dhe i bëri thirrje kryeqytetasve që të mos kthehen për momentin.

 “Shpërthimet ishin në lagjen Darnytsky në periferi të qytetit. Aktualisht në vendngjarje po punojnë ekipet e shpëtimit dhe mjekët. Të dhënat për viktimat janë duke u sqaruar.”-tha ai.

Disa banorë kanë filluar të kthehen në kryeqytet pasi Rusia tërhoqi trupat e saj nga rajoni. Klitschko, një ish-kampion bote në boks, u bëri thirrje banorëve të kryeqytetit që të ndalojnë kthimin në Kiev tani për tani.

“Unë ju kërkoj që të përmbaheni nga kjo dhe të qëndroni në vende më të sigurta”, shtoi ai.

Kthimi i banorëve në shtëpitë e tyre shihet si shumë i papritur pas raportimeve se forcat e tërhequra ruse po rigrupohen në Bjellorusi dhe mund të tentojnë një pushtim tjetër në qytet në çdo kohë.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme