“Mos i tradhto ata që të besuan, Vjosë! Krejt votuesit e ndryshimit pritëm së paku se një ditë pas zgjedhjeve do t’i shohim dy kandidatët më të votuar duke e pi kafen e fitores. Në vend të kësaj, pamë një droje, një mëdyshje që sot dashakëqinjt dëshirojnë ta interpretojnë edhe si mungesë të vullnetit të koalicionit të ardhshëm qeverisës.
LDK-ja, në të kaluarën, dy herë bëri koalicion me PDK-në përkundër vijave të kuqe. Kjo i motivon dashakëqinjt të thonë se edhe kësaj here do ta bëjë tradhtinë e madhe ndaj elektoratit i cili i besoi se pas zgjedhjeve koalicioni i vetëm do të jetë me Vetëvendosjen, pavarësisht se kush do të del e para.
Janë më shumë se 400 mijë vota që e kryen obligimin e tyre për ta mbrojtur këtë shtet nga grabitësit e të ardhmes, 200 mijë prej të cilëve besuan në ty Vjosë. Mos i tradhto!“, shkruan analisti i njohur shqiptar nga Kosova, Xhevdet Pozhari.