“Mos përdor emrin e Zotit për të mbuluar vjedhjet e Belinda Ballukut”- Berisha-Ramës: Populli të ka braktisur! Shqipëria dhe bota e pa sheshin bosh!

Kreu demokrat Sali Berisha, në Kuvendin Kombëtar ku u prezantua program politik i është drejtuar me një mesazh kryeministrit Edi Rama, duke i thënë të mos përdorë emrin e Zotit dhe Skënderbeur për të mbuluar vjedhjet e zv.kryeministres Belinda Balluku.


 Berisha: Ne me politikën tone kemi realizuar të pamundurën. Ndaj edhe ne këtë projekt e nisëm me të njëjtën formulë, me një ëndërr e cila quhet Shqipëria Madhështore. Prandaj pyetëm veten si do ta bëjmë realitet? Duke nxjerrë programin e realizimit patëm një staf dhe fondacionet konservatore dhanë kontributin dhe ekspertizën e tyre për këtë program.

Me ndihëm e tyre ne kthyem projektin plotësisht të realizueshëm në 4 vite. Për 29 ditë ky projekt do të jetë ëndërr e bërë realitet me fitoren e forcave opozitare.

Kam një thirrje për Edi Ramën, Edi Rama mos përdor emrin e zotit. Mos përdor emrin e Skënderbeut, Ismail Qemalit, flamurin dhe himnin kombëtar për të mbuluar vjedhjet e shpifura të Belinda Balluku, Edi Ramës, Erion Veliajt, Gjinkurit, Kokës, të hajnave. Me asgjë nuk i mbulon dot vjedhjet e tyre. Populli të ka braktisur.  Shqipëria e pa sheshin bosh, i pa ministret e tua me lukse e super luks, me aksesore dhjetëra mijëra euro, teksa po gëzonin luksin e tyre dhe ti nuk the një fjalë të vetme për qytetarët.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme