“Mos të ishte Ramushi, Rugova nuk do të varrosej si burrështetas” (Video)

Gazetari Agron Halitaj e ka nxjerr në pah një detaj që sot nuk u përmend qëllimisht apo pa dashje pas marrëveshje që Ramush Haradinaj, i nominuar për kryeministër arriti me deputeten e zgjedhur të LDK-së, Teuta Rugova.

Halitaj e ka përmendur ditën e varrimit të presidentit të Kosovës, Ibrahim Rugova dhe nderin që ia patën bërë ushtarët e Ramush Haradinajt, kur të tjerët nga ish TMK-ja refuzuan të bëjnë një gjë të tillë.

“Familja Rugova ka arsye që e mbështetë Ramush Haradinajn. Me të mirat e të këqijat, me trimërinë e arrogancën, me të kaluarën e lavdishme e më atë të dyshimtë, ky njeri i ka dal krah kësaj familje kur i gjithë shteti ka dështuar ta bëjë një gjë të tillë. Sot shumëkujt në LDK mund t’i vijë rënd që ka qenë i pafuqishëm, por nuk është turp për ta pranuar, se sikur të mos ishte Ramush Haradinaj, Ibrahim Rugova nuk do të varrosej tamam si burrështetas”, shkruan Halitaj, përcjellë lajmi.net.

Sipas tij, u takon akterëve të gjallë të tregojnë se kush i ka quar djemtë e Dukagjinit për t’i bërë roje nderi e për ta përcjellë presidentin deri në momentin e lëshimit në banesën e fundit.

“Teuta do të tregohej e ligë vetëm nëse do të bënte pazar me votën e saj. Në strukturën e tashme drejtuese të LDK-së, askush s’mund t’i shes moral se po e devijon nga fryma e të atit”, ka thënë Halitaj.

Një fakt të tillë për Rugovën e kishte thënë edhe Daut Haradinaj në seancën e 26 shkurtit të vitit të kaluar kur Hashim Thaçi u zgjodh president.

Ai iu kishte drejtuar deputetëve të LDK-së me fjalët se “Kush ua varrosi Rugovën në minus 27 gradë…” /Lajmi.net/

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme