“Mos u afro më shumë se 2 metra, se do të qëlloj”, shefi i Policisë rrëfen 8 orët e negociatave me autorin e tragjedisë në Roskovec: Më kërkoi të shkoja i vetëm dhe i paarmatosur

Mbi 8 orë tension e kërcënime me jetën e tij dhe të vajzës që rrëmbeu, Shefi i Stacionit Policor Roskovec, Mariglen Koroveshaj rrëfen detaje nga aksioni për lirimin e Rozalinda Plakës që u mor peng nga ish-partneri, ndërsa konflikti me të i kushtoi jetën dy prindërve të saj. Efektivi Koroveshaj, i cili negocioi me 35-vjeçarin Refit Buzi për orë të tëra thotë se i riu i kërkoi të mos afrohej më shumë se 2 metra pranë automjetit të tij, duke kërkuar me ngulm që ai të ishte i paarmatosur.

Me të zbatuar kërkesat e tij, efektivi Koroveshaj thotë se arriti ta bindte 35-vjeçaruin Buzi të lironte 24-vjeçaren, për të cilën bën me dije se kishte lëndime në trup nga copat e xhamit që ishin thyer gjatë masakrës me armë që ish-partneri kreu në shtëpinë e saj. Siç ka deklaruar më parë për News24, efektivi Koroveshaj thotë se Buzi ia besoi atij vajzën, ndërsa refuzoi të binte në ujdi me policin për t’u vetëdorëzuar.
SINKRON
Pas këmbënguljes së Buzit, shefi i policisë u largua me Rozalinda Plakën, e cila më pas u transportua me urgjencë drejt Spitalit të Fierit, pasi ishte në gjendje të renduar psikologjike. Pavarësisht negociatave, 35-vjeçari nuk u bind, duke i dhënë fund jetës, kurse viktimë e këtij konflikti që dyshohet se lindi për moskthimin e 180 mijë paundëve, mbetën edhe prindërit e Rozalindës, që u qëlluan nga ish-dhëndri me armë gjahu.

The post “Mos u afro më shumë se 2 metra, se do të qëlloj”, shefi i Policisë rrëfen 8 orët e negociatave me autorin e tragjedisë në Roskovec: Më kërkoi të shkoja i vetëm dhe i paarmatosur appeared first on Gazeta Shqiptare Online.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme