Zbardhen detaje të reja nga krimi horror që ndodhi gjatë orëve të pasdites në fshatin Buçimas të Pogradecit, ku 44 vjeçari, Olsi Çekiçi, masakroi nënën e tij, duke i prerë kokën.
Në momentin që policia mbërriti në banesën e 44 vjecarit e kanë gjetur të lyer në gjak ndërsa armën e krimit e kishte ende në dorë.
Sipas policisë 44 vjeçari nuk ka bërë rezistencë ndërsa u ka thënë efektivëve mos u afroni se do iu bëj pis se gjaku është me magji.
Deklarimi në polici i autorit: Nuk pendohem. Kjo do të ndodhte një ditë. Amanet vajzën dhe vëllain.
Burime nga policia shprehen se edhe vetë autori ka pësuar dëmtime në pjesën e ballit dhe ka qenë shumë i qetë edhe gjatë kohës që ka bërë deklarimin.