Derisa në Europën perëndimore fusha të presionit të lartë dhe masa më të ngrohta të ajrit do të sjellin mot më stabil dhe të ngrohtë, mbi rajonin tonë masat e ftohta ajrore që depërtuan nga veriu i kontinentit dhe fusha të presionit të ulët do të kushtëzojnë mot më të ftohtë, me vransira dhe kohëpaskohe me reshje shiu.
Këto janë detajet e ditëve në vazhdim, shkruan gazetametro.net:
26.06-27.06 – Mot më i ftohtë, kryesisht i vranët, e kohëpaskohe me reshje shiu.
Temperaturat e ajrit do të vazhdojnë të pësojnë rënie të ndjeshme nën vlera mesatare. Minimalet do të luhaten nga 9C deri në 13C, e maksimalet nga 17C deri në 23C.
Do të fryejë erë mesatare dhe mesatarisht e fuqishme nga verilindja 3-13m/s. Shtypja atmosferike, gradualisht do të zbres nën vlera normale.