Mos ua jepni fëmijëve, ky është përbërësi që dëmton mëlçinë e tyre po aq sa alkooli

Shumë sheqer ka gjasa të helmojë mëlçinë e fëmijëve. Çdo gram i tepërt mbi kërkesat ditore (rreth 25 gram) rrit rrezikun e zhvillimit të sëmundjeve serioze të mëlçisë. Rreziku vjen nga fruktoza që shtohet te ushqimet dhe pijet, që mund të krijojnë mekanizma të ngjashme me ato të alkoolit.

 

Studimi më i fundit në Itali, i bërë nga “Bambino Gesù” ka treguar për herë të parë rreziqet e fruktozës në qelizat e mëlçisë së të vegjëlve. Rezultatet u botuan në revistën shkencore “Journal of Hepatology”. Studimi është kryer mes viteve 2012 dhe 2016 në 271 fëmijë dhe të rinj që vuanin nga mëlçia e dhjamosur. “Disa studime kanë treguar se konsumimi i lartë i sheqerit është i lidhur me një numër më të shumtë sëmundjesh te fëmijët, si obeziteti, diabeti i tipit II dhe sëmundjet kardiovaskulare. Por pak ishte i njohur efekti i saj në indet e mëlçisë, të paktën deri tani,” – shpjegon Valerio Nobili, shef i sëmundjeve hepato-metabolike. Sipas tij, fëmijët nuk duhet absolutisht të konsumojnë lëngje frutash ose ‘snacks’ të paketuara./shije/

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme