Moska del kundër bisedimeve Kosovë-Serbi në Bruksel

Qëndrimi i deputetit rus Sergej Zheleznjak për negociatat midis Beogradit e Prishtinës mund të konsiderohet qëndrim zyrtar i Moskës, e cila është kundër marrëveshjes që po bëhet gati në Bruksel, shkruajnë mediat e Beogradit.

Korrespondenti i Komersantit rus për Ballkanin, Gendaij Sisojev i ka thënë agjencisë së lajmeve të Beogradit, Beta, se tani mund të flitet për herë të parë se Moska drejtpërdrejt deklarohet kundër marrëveshjes midis Beogradit e Prishtinës që po bëhet gati në Bruksel.

“Moska jo vetëm që kundërshton këtë, por edhe ia tërheq vërejtjen Beogradit për mundësinë e pasojave negative të këtij hapi”, citohet Sisojev.

Sipas tij, Moska është e bindur se pas arritjes së marrëveshjes do të dezavuohet Rezoluta 12 44 e Këshillit të Sigurimit të OKB, se i hapet rruga edhe Kosovës, edhe Serbisë drejt NATO-s, e po ashtu rritet rreziku për dezintegrimin e mëtejshëm të Serbisë.

Pasi thekson se nëse Vuçiq pranon marrëveshjen rrezikon përkeqësimin e raporteve me Rusinë, e nëse nuk nënshkruan mund të presë ngrirjen e marrëdhënieve me BE-në, ai konkludon “Atëherë do të jetë fundi i politikës së qëndrimit në dy karrige”, transmeton Koha.net.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme