Moska mohon se në Nish ka ndërtuar qendër spiunazhi ruso-serbe

Zëdhënësja e Ministrisë ruse të Punëve të Jashtme, Marija Zaharova, sot, duke komentuar deklaratat e diplomatëve amerikanë për qendrën e spiunimit rus në Nish e që Moska e Beogradi e quajnë qendër humanitare ruso-serbe, ka thënë se ato janë akuza absurde.

Sipas fjalëve të saj, diplomatët amerikanë kanë bërë “akuza krejtësisht të pakuptimta, absurde, në stilin e retorikës më të keqe të luftës së ftohtë”, përcjell agjencia RIA Novosti.

“Sikur, gjoja, të bëhej fjalë për çerdhen spiunuese të Rusisë në Ballkan që do të ishte në gjendje ta rrezikonte kontingjentin amerikan në Kosovë”, ka thënë Zaharova.

Ajo ka përsëritur atë që e thonë në refren edhe zyrtarët serbë se “qendra që nga fillimi ishte menduar si mision humanitar ruso-serb i orientuar në Ballkan”.

Departamenti amerikan i Shtetit ditë më parë ka shfaqur shqetësimin e vet për këtë “qendër humanitare”.

Zyrtari i tij Brian Hoyt Yee kishte deklaruar se “e ashtuquajtura qendër humanitare në Nish afër kufirit me Kosovën ku ka SHBA-ja ka rreth 600 e NATO 4000 ushtarë, nuk është shenjë pozitive”.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme