Ministri i Jashtëm rus Sergei Lavrov tha sot se sanksionet perëndimore nuk do të ndikojnë në eksportet e naftës së vendit të tij dhe parashikoi një rritje të madhe në fitimet e eksportit të energjisë ruse këtë vit.
“Me nivelin e çmimeve të vendosura si rezultat i politikave perëndimore, ne nuk kemi pësuar humbje buxhetore”, i tha Lavrov një stacioni televiziv serb boshnjak, sipas Ministrisë së Jashtme ruse.
“Përkundrazi, këtë vit do të rrisim ndjeshëm fitimet nga eksporti i burimeve tona energjetike”, tha ai.
Të hënën, liderët e Bashkimit Evropian ranë dakord në parim të shkurtojnë importet e naftës nga Rusia me 90% deri në fund të vitit për të ndëshkuar Moskën për pushtimin e Ukrainës .
Nafta, në përgjithësi, nuk varet nga politika, ka një kërkesë për të… ne kemi tregje alternative për të shitur, në të cilat tashmë po rrisim shitjet e saj”, tha Lavrov.



