Downing Street hodhi poshtë sot pretendimet franceze që Boris Johnson dhe Emmanuel Macron kanë arritur një marrëveshje për të zgjidhur përplasjet rreth peshkimit – duke këmbëngulur se Parisi duhet të tërhiqet nga kërcënimet për hakmarrje.
Nuk kishte zyrtarë apo kamera të pranishëm pasi dyshja u përpoqën të arrinin një mirëkuptim kokë më kokë përpara afatit të së martës për hakmarrjen e Parisit.
Por më pas shpërtheu një “luftë e jashtëzakonshme informuese”, me francezët që këmbëngulnin se ishin rënë dakord për “masat operacionale” për t’i dhënë fund bllokadës mbi dhënien e licencave pas Brexit për ujërat britanike.
Ky version u refuzua nga numri 10, me zëdhënësin e kryeministrit që tha se ‘pozicioni i tij nuk ka ndryshuar’ dhe është çështje e Francës që të vendosë nëse do të tërhiqet nga kërcënimet.
Por çfarë ka rënë në sy gjatë këtij samiti është një moment teksa vizituan shatërvanin e famshëm Trevi me liderë të tjerë që merrnin pjesë në samitin e G20 në Romë.
Aty, së paku siç pretendojnë mediat, Macron u duk se aty “tregoi muskujt duke larguar zotin Johnson” për të qenë pranë mikpritësit italian Mario Draghi për foton e përbashkët. /Telegrafi/