Pas informacionit publik se në Ankaraja e kanë shfuqizuar marrëveshjen në mes të Turqisë dhe Maqedonisë për njohjen e diplomave për shkollimin e mesëm dhe të lartë, si për studime master dhe PhD – dhe se ato pas datës 11 shkurt të vitit 2017 nuk do të pranohen në Turqi, nga MPJ-ja thonë se sjellja e një vendimi të tillë nga kryetari i Turqisë, Rexhep Taip Erdogan, është rezultat i një marrëveshje paraprake në mes të organeve kompetente të Republikës së Maqedonisë dhe Turqisë.
Ashtu siç njoftojnë nga Ministria, kontrata bilaterale e vitit 1998 duhet të shfuqizohet, sepse që të dy vendet kanë nënshkruar dhe ratifikuar Konventën e Lisbonës të Këshillit të Evropës dhe UNESKO-së, shkruan Nova Makedonija.