Pas informacionit publik se në Ankaraja e ka shfuqizuar marrëveshjen në mes të Turqisë dhe Maqedonisë për njohjen e diplomave për shkollimin e mesëm dhe të lartë, si për studime master dhe PhD – dhe se ato pas datës 11 shkurt të vitit 2017 nuk do të pranohen në Turqi, nga MPJ-ja thonë se sjellja e një vendimi të tillë nga kryetari i Turqisë, Rexhep Taip Erdogan, është rezultat i një marrëveshje paraprake në mes të organeve kompetente të Republikës së Maqedonisë dhe Turqisë.
Ashtu siç njoftojnë nga Ministria, kontrata bilaterale e vitit 1998 duhet të shfuqizohet, sepse që të dy vendet kanë nënshkruar dhe ratifikuar Konventën e Lisbonës të Këshillit të Evropës dhe UNESKO-së, shkruan Nova Makedonija.
“Konventa e mësipërme është miratuar në Lisbonë më 17 prit të vitit 1997 dhe është ratifikuar nga shumica e vendeve evropiane, duke përfshirë edhe Maqedoninë dhe Turqinë. Dëshirojmë të rikujtojmë qëndrimin e Ministrisë, për bashkëpunim në mes të të institucioneve maqedonase me institucionet në Turqi, në mënyrë të qartë theksojmë se Republika e Maqedonisë edhe në momente kur kemi goditje të tilla siç është rasti me njohjen e diplomave, do të vazhdojmë në mbështetjen e plotë për institucionet demokratike të Turqisë dhe në frymën e marrëdhënieve miqësore të bashkëpunojë në shumë fusha, duke përfshirë edhe arsimin”, informojnë nga MPJ-ja.