“Mospërmbushje e funksioneve”, KLP shkarkon prokuroren e Dibrës Belina Zeneli

Këshilli i Lartë i Prokurorisë pranoi të hënën kërkesën e Inspektorit të Lartë të Drejtësisë për shkarkimin e prokurores së Dibrës Belina Zeneli.  Zeneli u gjet nga KLP përgjegjëse për “mospërmbushje të pajustifikuar dhe të përsëritur të funksioneve gjatë hetimit, duke sjellë zvarritje të pajustifikuara të akteve procedurale, të cilat janë të detyrueshme për zbatim nga ana e magjistratëve”.


Hetimi ndaj magjistrates nisi pas ankesës së depozituar në ILD nga Prokurori i Përgjithshëm. Gjatë seancës dëgjimore me palët Zeneli i kundërshtoi gjetjet e ILD-së dhe cilësoi masën e kërkuar të ashpër. Ajo pretendoi se kishte pasur ngarkesë të lartë në punë dhe këmbënguli se dosjet në fjalë kishin marrë zgjidhje prej saj.

Por ILD këmbënguli se veprimet e magjistrates kishin sjellë “pasoja në dhënien e drejtësisë dhe kanë cënuar imazhin e  organit të akuzës duke ulur besimin e publikut tek drejtësia”. KLP pranoi kërkesën dhe vendosi shkarkimin e prokurores nga detyra./ BIRN

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme