Mosraportimi i së vërtetës, shkelja më e madhe nga mediat në Kosovë

Nehat Islami nga Këshilli i Mediave të Shkruara ka bërë të ditur se raportimi i të vërtetës dhe sajimi i artikujve njëburimor janë shkeljet më të mëdha që bëjnë mediat në Kosovë.

Në 12-vjetorin e Këshillit të Mediave të Shkruara, Islami për Express Intervistën në KTV ka thënë se numri i ankesave ndaj raportimeve të mediave është në rritje të vazhdueshme. Sipas tij, në vitin e parë të themelimit kanë qenë vetëm tetë ankesa, ndërsa tash vetëm në tre muajt e parë të 2018-s kanë qenë 51.

“Sa i përket gazetave, numri i të cilave po bie, ka kujdes më të madh në respektimin e parimeve gazetareske. Edhe disa portale të mëdha kujdesen. Ka portale që nuk mërziten fare, madje kopjojnë artikuj nga burime të tjera, e madje edhe pa e cekur fare burimin e lëre më që nuk e respektojnë etikën. Por numri i tyre po zvogëlohet sepse po humbin kredibilitetin edhe klikimet. Zakonisht numri më i madh i shkeljeve që ne i evidentojmë është ‘Raportimi i të vërtetës’ apo kreu dy i kodit të medias, dhe kreu katër ‘E drejta për t’u përgjigjur’, sajimi i artikujve njëburimor ku nuk merret burimi i dytë”, ka thënë Islami.

Sipas Islamit, vendimet në ankesat ndaj raportimeve janë në raport 50-50. “Ka ankesa që miratohen, por ka ankesa që janë të paarsyeshme ku njerëzit mendojnë se u është bërë e padrejtë, por kur media ka fakte vendimi është në të mirë të mediave”.

Islami ka thënë se nëse ankuesi nuk pajtohet me vendimin e Këshillit të Mediave të Shkruara, apo dëshiron të përfitojë edhe në forma të tjera, shkalla e dytë është gjykata.

“Edhe nëse kërkon dëmshpërblim me para shkon në gjykatë. Edhe sipas ligjit me shpifje dhe fyerje, ai ligj kërkon që njerëzit t’i drejtohen së pari këshillit të mediave e më pas gjykatës. Gjykatat marrin gjithmonë parasysh vendimin e këshillit. Thonë se ne gazetarët i njohim më mirë problemet se vetë gjykatat”, është shprehur ai.

Pasi që në Evropë tashmë kanë nisur të shfrytëzohen disa masa ndaj lajmeve të rreme, Islami ka propozuar që edhe në Kosovë të ketë masa që detyrojnë mediat të heqin lajmet e rreme dhe për 24 orë të postojnë korrigjimin ose pason dënimi i rëndë.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme