MotI sot (e enjte) do të jetë me diell dhe i ngrohtë me vranësira të lehta deri në mesatare. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga juglindja. Në orët e pasdites do të ketë kushte për zhvillim lokal të vranësirave të paqëndrueshme të ndjekura nga shira të rrëmbyeshëm, bubullima dhe erë e fortë. Temperatura minimale do të jetë në intervalin 10 deri në 18 gradë, ndërsa maksimale do të arrijë 30 deri në 35 gradë.
Në Shkup do të jetë me diell dhe ngrohtë me vranësira të lehta deri mesatare. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga jugu. Temperatura minimale do të bjerë në 15, ndërsa maksimale do të arrijë 34 gradë.
MOTI NË DITËT E ARDHSHME
Të premten do të mbajë mot me diell dhe i ngrohtë. Gjatë fundjavës, nën ndikimin e aktivitetit ciklonik, do të mbizotërojë mot i ndryshueshëm me vranësira dhe shira të rastit. Lokalisht, reshjet do të jenë të rrëmbyeshme dhe më të bollshme, të shoqëruara me bubullima dhe erëra të forta veriore. Nga e shtuna, temperatura ditore do të ulet ndjeshëm.
The post Mot me diell dhe ngrohtë, me shi, stuhi dhe erëra të forta në pasdite appeared first on Alsat.



