Mot sot në Maqedoni: I ndryshueshëm me vranësira, nga e hëna shi dhe borë

Moti sot në Republikën e Maqedonisë së Veriut do të jetë i ndryshueshëm me vranësira me periudha të dielli. Kah fundi i ditës në pjesët perëndimore, ndërsa gjatë natës së të dielës kah dita e hëne në pjesën më të madhe të vendit, do të ketë reshje të shiut, ndërsa në malet më të larta të borës.

Temperatura minimale e mëngjesit do të bie në minus pesë, ndërsa ajo e ditës do të shkojë deri në 13 gradë.

Të hënën, veçanërisht në orët e paradites, moti do të jetë me vranësira me reshje të shiut, ndërsa në malet më të larta të borës. Pastaj edhe në ditët në vijim deri të enjten do të ketë kushte për reshje të përkohshme, kryesisht në pjesët perëndimore, ndërsa do të fryjë edhe erë mesatare nga drejtimi perëndimor dhe veriperëndimor.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme