Moti i keq, Emergjencat Civile tregojnë situatën në vend: Ja të gjitha akset rrugore të bllokuara

Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile ka përditësuar informacionin në lidhje me situatën në vend, pas reshjeve intensive të shiut dhe të dëborës.


Akset rrugore

Në qarkun e Dibrës rruga e “Arbrit” është e pakalueshme, pasi ka reshje bore të dendura. Firmat kontraktore po punojnë për hapjen e këtij aksi.

Aksi rrugor Kir-Shosh është bllokuar si pasojë e shembjeve të dherave dhe reshjeve të dëborës.

Rrugët rurale që lidhin bashkinë Fushë-Arrëz me njësinë administrative Iballë dhe fshatrat e saj janë të bllokuara.

Në aksin rrugor Elbasan-Qafë Thanë, në vendin e quajtur kthesat e “Murrashit: ka prezencë inertesh në rrugë. Në Qafë thanë ka reshje dëbore të cilat kanë vështirësuar qarkullimin e mjeteve të rënda. Në terren janë shërbimet e policisë rrugore

Akset kryesore Trebisht, Ostren të bashkisë Bulqizë me qendrat administrative, janë të bllokuara nga reshjet e borës.

Akset kryesore Selishtë, Lurë të bashkisë Dibër me qendrat administrative, janë të bllokuara nga reshjet e borës

Rekomandohen përdoruesit e rrugës te lëvizin me shpejtësi të kufizuar, të respektojnë sinjalistikën rrugore dhe në akset me dëbore të përdorin gomat dimërore.

 Portet

Në portet e Durrësit dhe Vlorës nuk janë raportuar probleme për lundrimin e anijeve.

 Furnizimi me energji elektrike

Sipas raportimeve të OSSH, numri total i konsumatorëve të mbetur pa energji elektrike nga defektet TM-TU është 92 Abonentë, nga të cilët 27 abonentë janë në zonat urbane, 43 janë  abonentë në zonat rurale dhe 22 abonentë në zona rurale të thella.

Janë duke punuar ekipet e osshe për rikthimin sa më parë të energjisë elektrike.

 Lumenjtë dhe rezervuaret

Nga raportimet e strukturave të sistemit të mbrojtjes civile në nivel vendor, të gjithë lumenjtë dhe rezervuarët janë brenda kuotave të tyre normale dhe nuk paraqesin asnjë rrezik.

Parashikimi motit në vijim

Bazuar informacionit të dërguar nga Instituti i Gjeoshkencës (IGJEO) dhe Shërbimi Meteorologjik Ushtarak (SHMU), sot paradite ka pasur reshje shiu dhe dëborë në lartësitë mbi 300 m mbi nivelin e detit në zonën veriore dhe në lartësitë mbi 600-700nm në zonën juglindore. Nesër (e Hënë dt. 13) priten reshje shiu të herëpasherëshme me intensitet të ulët në pjesën më të madhe të territorit për pjesën më të madhe të ditës. Pjesërisht në zonën e qendrës dhe kryesisht zonën e jugut reshje hera-herës dhe lokalisht me intensitet deri mesatar në pjesën e parë të ditës. Në zonën e Alpeve dhe relievet malore në verilindje në lartësitë mbi 300-400 metër dhe juglindje në lartësitë mbi 600-700 metër reshje dëbore me intensitet të ulët dhe lokalisht deri mesatar.

Temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë:

* në bregdet: 4 / 7 °C ;

* në vendet e ulëta: -2 / 7 °C ;

* në vendet malore: -6 / -2 °C

Era pritet të fryjë me shpejtësi mesatare 4-14 m/s, ndërsa përgjatë vijës bregdetare dhe zonat luginore era me shpejtësi 14-22 m/s.

Vijon monitorimi dhe koordinimi me të gjitha institucionet qendrore dhe vendore për të menaxhuar në kohë çdo situatë emergjente që mund të krijohet.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme