Moti i keq gjunjëzon Durrësin, “Unaza e Madhe” shndërrohet në Venecia! Uji deri në 40 cm, shoferët dhe udhëtarët të shqetësuar nga rreziqet në rrugë

Moti i keq ka paralizuar Shqipërinë prej disa ditësh, jo vetëm me temperatura ekstrem, por edhe me reshje e stuhi shiu, dëbore dhe pasoja të rënda në përmbytje masive e katastrofë natyrore.


Më i prekur është qyteti i Durrësit, i cili prej tre ditësh është shndërruar si Venecia, me rrugët që notojnë në ujë dhe ky i fundit që ka shkaktuar vetëm dëme të konsiderueshme materiale, ekonomike, por edhe infrastrukturore.

Këto janë pamjet që vijnë nga “Unaza e plazhit” në Durrës. Uji vijon të diktojë pushtetin e tij, kurse shoferët duhet të jenë të kujdesshëm se mos bien nëpër gropa apo pusetat e hapura.

Prej tre ditësh, uji qëndron në rrugë dhe lagje, deri brenda banesave. Thellësia shkon deri në 40 centimetra, mjaftueshëm sa për të shkaktuar dëme.

Ky segment lidh jugun e vendit, me autostradën Durrës-Tiranë dhe është nyje shumë e rëndësishme e transportit rrugor publik dhe shumë i frekuentuar nga drejtuesit e mjeteve.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme