Të paktën 11 njerëz kanë vdekur si pasojë e stuhive të mëdha që kanë përfshirë pjesën jugore të Shteteve të Bashkuara.
BBC raporton se vdekjet janë regjistruar në shtetet e Alabamës, Luizianës dhe Teksasit. Midis tyre bëhet fjalë për një çift të moshuarish, të cilët ndërruan jetë brenda shtëpisë së tyre të shkatërruar nga era dhe shiu i rrëmbyeshëm.
Qindra njerëz janë prekur nga ndërprerja e energjisë, si rezultat i stuhive, ndërsa shtëpitë e tyre janë shkatërruar dhe rrugët janë përmbytur. Përpos kësaj, qindra fluturime janë anuluar ditën e shtunë në të dyja aeroportet kryesore të Chicagos.