Moti i keq në Shqipëri, reagon Agjencia e Mbrojtjes Civile: Situata është drejt normalizimit! Ekipet po punojnë për rikthimin e energjisë në vend…


Agjencia e Mbrojtjes Civile, ka reaguar për situatën e krijuar si pasojë e motit të keq që ka përfshirë gjithë vendin. 

Përmes një njoftimi bëhet me dije se situata është drejt normalizimit, lumenjtë nuk paraqesin rrezik për përmbytje dhe ekipet e OSSH po punojnë për rikthimin e energjisë elektrike në vend.

“Pas reshjeve me intensitet të lartë që prekën disa zona të vendit, situata është qetësuar dhe po shkon drejt normalizimit”- thuhet në njoftim.

Njoftimi i Mbrojtjes Civile:

Situata drejt normalizimit në vend

Pas reshjeve me intensitet të lartë që prekën disa zona të vendit, situata është qetësuar dhe po shkon drejt normalizimit.

Lumenjtë janë nën nivelin kritik dhe nuk paraqesin asnjë rrezik.

Kaskadat e Drinit janë gjithashtu në nivele normale dhe pa asnjë shqetësim.

Qendrat e banuara nuk kanë pasur probleme serioze për shkak të reshjeve. Në disa raste të izoluara, pemë të rrëzuara nga era e fortë janë larguar nga strukturat operacionale të emergjencave civile në bashki.

Për sa i përket ndërprerjeve të energjisë elektrike për shkak të erës së fortë, ekipet e OSSH-së janë në terren dhe po punojnë për rikthimin e energjisë elektrike.

Situata mbetet në monitorim të vazhdueshëm nga Qendra Kombëtare Operacionale e Emergjencave Civil, në bashkëpunim me strukturat e mbrojtjes civile në prefektura dhe bashki.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme