Moti i keq në vend, kamioni rrëshqet në aksin Strugë–Qafë Thanë dhe bllokon rrugën! Policia apel drejtuesve të mjeteve

Një kamion ka bllokuar përkohësisht aksin Strugë–Qafë Thanë, pasi ka rrëshqitur për shkak të reshjeve të dëborës që kanë pushtuar një pjesë të mirë të vendit.


Policia bën me dije se autoritetet maqedonase kanë ndaluar përkohësisht qarkullimin e mjeteve në hyrje të territorit të tyre, deri në zhbllokimin e aksit.

Ndërkohë, policia u ka bërë apel drejtuesve të automjeteve dhe motomjeteve  të rrisin vigjilencën, të moderojnë shpejtësinë dhe të vendosin rripin e sigurimit, pasi reshjet e dëborës vijojnë ende dhe fushëpamja është e kufizuar.

Sakaq, borëpastrueset vijojnë intensivisht punën për pastrimin e borës dhe hedhjen e kripës, dhe të gjitha akset rrugore janë të hapura.

Njoftimi i policisë

Apel për më shumë kujdes

Nisur nga situata e motit me reshje dëbore ❄️ në Dibër, Kukës, Rrugën e Kombit, Shkodër, Korçë, Qafë Thanë, Policia e Shtetit apelon për KUJDES TË SHTUAR për drejtuesit e automjeteve dhe motomjeteve ️.

⚠️ Për shkak të reshjeve të dëborës në territorin e Maqedonisë së Veriut, një kamion ka rrëshqitur në aksin Strugë–Qafë Thanë, duke bllokuar përkohësisht rrugën. Autoritetet maqedonase kanë ndaluar përkohësisht qarkullimin e mjeteve në hyrje të territorit të tyre, deri në zhbllokimin e aksit.

Shërbimet e Policisë Rrugore janë të gjitha në terren për të orientuar e ndihmuar përdoruesit e rrugës dhe për të monitoruar lëvizjen e automjeteve, me qëllim parandalimin e aksidenteve rrugore.

Për shkak edhe të fushëpamjes së kufizuar gjatë natës, Policia Rrugore apelon për drejtuesit e automjeteve dhe motomjeteve të rrisin vigjilencën, të moderojnë shpejtësinë dhe të vendosin rripin e sigurimit.

Të respektojnë me rigorozitet sinjalistikën rrugore dhe të bashkëpunojnë me shërbimet e Policisë Rrugore ‍♂️ në rast nevoje, të cilat ndodhen në terren.

Ndërkohë, borëpastrueset vijojnë intensivisht punën për pastrimin e borës dhe hedhjen e kripës, dhe të gjitha akset rrugore janë të hapura.

Në rast nevoje, telefononi në numrin pa pagesë 112 dhe shërbimet e Policisë do t’ju vijnë menjëherë në ndihmë .

#RespektoniRregullatEQarkullimit
#NdiqniUdhëzimetePolicisëRrugore

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme