Moti i keq në vend, pezullohen lundrimet e trageteve Durrës-Bari dhe anasjelltas! Ja kur do të rinisin udhëtimet

Si pasojë e kushteve meteorologjike në vend, tragetet e linjës Durrës-Bari dhe anasjelltas, kanë pezulluar lundrimet në nisje sot, datë 14.03.2025.


Burime bëjnë me dije se lidhur me këtë situatë janë njoftuar pasagjerët që kishin planifikuar udhëtim sot.

Sipas kapitenerisë së Portit Durrës, lundrimet në linjën Durrës-Bari-Durrës do të rifillojnë sipas grafikut ne datën 15.03.2025.

Ndërkohë, trageti Af Mia i linjës Ancona-Durrës-Ancona mbërrin në orar dhe niset sipas grafikut!

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme