Moti i keq përfshin Shkodrën! Përmbytje në akset kryesore dhe ndërprerje energjie në disa fshatra, ja si paraqitet situata

Mësohet se moti i keq ka përfshirë qytetin e Shkodrës duke përmbytur akset kryesore mbrëmjen e sotme (24 shtator).


shjoder

Sipas informacioneve paraprake bëhet me dije se prezencë të shtuar uji ka pranë Bulevardit “Skënderbeu”, në Sheshin “Isa Boletini”, në Sheshin “Demokracia” dhe pranë Urës Dërvishbeg.

Gjithashtu, si pasojë e motit të keq disa fshatra nuk furnizohen me energji elektrike

Përmes një reagimi, kryetari i Bashkisë së Shkodrës, Benet Beci, u shpreh se qarkullimi nuk është bllokuar në akset rrugore.

Reagimi i Bashkisë Shkodër:

Në lidhje me situatën e krijuar nga moti i keq me reshje të shumta shiu ju bëjmë dije se:

– Të gjitha akset rrugore janë të kalueshme në qytetin e Shkodrës

– Ka prezencë të shtuar uji pranë Bulevardit “Skënderbeu”, në Sheshin “Isa Boletini”, në Sheshin “Demokracia” dhë pranë Urës Dërvishbeg

– Nga ana e Bashkisë Shkodër, janë të angazhuar në terren të gjithë punonjësit e Ndërmarrjes së Shërbimeve Publike dhe Policisë Bashkiake.

– Ndërmarrja e Ujësjellës Kanalizime ka në terren punonjës dhe mjete të specializuara për largimin e ujit por intensiteti i lartë i reshjeve që vazhdon e bën të vështirë ndërhyrjen.

– Si pasojë e motit të keq disa fshatra nuk furnizohen me energji elektrike

– Të gjitha strukturat e Bashkisë Shkodër janë në gadishmëri.

461091686_1061398905988224_8560508846972892523_n (1)461078817_1061398919321556_5894671878533269013_n (1)461092070_1061398915988223_6287328346687318998_n461183949_1061398939321554_5382603129240169367_n461256792_1061398902654891_6524342267065093356_n461162958_1061366025991512_7387908740801069495_n (1)

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme