Moti i ligë mbërrin edhe në vendin tonë, reshje dhe vetëtima gjatë gjithë natës

Gazetar: Adrian Kerimi

Stuhia që ditëve të fundit ka goditur rajonin mbërrin edhe në Maqedoninë e Veriut. Enti Hidrometeorologjik paralajmëron shi të rrëmbyeshëm, stuhi të fortë, bubullima, vetëtima dhe në vende të caktuara edhe breshër. Moti i tillë do të zgjasë edhe gjatë natës, ndërsa dendësia e reshjeve do të arrijë deri në 20 litra për metër kub.

“Në mbrëmje dhe gjatë orëve të para pas mesnatës në shumë vende moti do të jetë jo stabil, me shi, bubullima dhe erë të fortë. Në vende të caktuara do të ketë edhe shi të rrëmbyeshëm dhe përkeqësim të përshkallëzuar të motit. Pritet që reshjet të kalojmë mbi 20 litra për metër kub, erëra të forta, vetëtima dhe breshër. Situata e njëjtë do të paraqitet në Shkup dhe rrethinë”, deklaroi Juliana Fidanovska-Mishkovksa, Enti Hidrometeorologjik.

Mot jo i qëndrueshëm dhe me erëra të forta na pret edhe mëngjesin e të dielës.

“Në orët e para të ditës së diel do të ketë paraqitje të shirave të rrëmbyeshëm, por që do të zgjasin më pak dhe në disa vende të caktuara. Pasdite do të stabilizohet dhe largohen vranësirat. Megjithatë erërat e forta do të vazhdojnë nga perëndimi”, shtoi Juliana Fidanovska-Mishkovksa, Enti Hidrometeorologjik.

Javën që vjen priten temperatura më të freskëta. Të martën do të regjistrohet temperatura më e ulët, ndërsa ditëve të tjera temperaturat maksimale do të shkojnë deri në 32 gradë celsius. /Alsat.mk

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme