Në Kosovë gjatë kësaj jave do të mbajë mot me vranësira të shpërndara dhe intervale të gjata me diell.
Temperaturat maksimale do të jenë në rritje graduale duke përjashtuar ditën e hënë dhe të martën ku maksimalet e ditës do të mbeten të ngjashme me këto ditë të gjysmës së dytë të javës që po e lëmë, transmeton Koha.net.
Sipas Instituti Hidrometeorologjik të Kosovës, , transmeton Koha.net, nga dita e mërkurë , temperaturat maksimale do të shënojnë ngritje duke lëvizur nga 5 deri në 11 gradë Celsius, kurse temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -5C deri -1 gradë Celsius.
Do të fryjë erë nga verilindja dhe jugperëndimi me shpejtësi deri në 7m/.
© KOHA.