Siç parashikojnë meterorologët, nga sot do të ketë kthjellime dhe në përgjithësi ditëve në vijim do të mbajë mot kryesisht me diell
Temperaturat minimale do të zbresin deri në 8C dhe 6C, ndërsa maksimalet do të luhaten nga 20C deri në 23C.
Parashikim më i detajuar nga dje deri më 20 maj.
16.05-17.05 – Mot kryesisht me diell
18.05 – Mot kryesisht me diell. Në mbrëmje vransirat do të shtohen, e vonë gjatë natës priten mundësi edhe për riga lokale shiu.
19.05-20.05 – Në fundjavë parashihet të mbajë mot pjesërisht i vranët, ku gjatë orëve të pasdites priten reshje lokale shiu, vende-vende me mundësi edhe për bubullima.
Gjatë natës me kalimin e sistemit frontal do të fryejë erë mesatarisht e fuqishme jugperëndimore 5-12m/s, me hove deri në 15m/s, ndërsa ditëve të ardhshme do të fryejë erë e lehtë dhe mesatare nga jugperëndimi-perëndimi 1-6m/s. Shtypja atmosferike do të luhatet kryesisht rreth vlerave normale.