Siç parashikojnë meteorologët sot edhe nesër do mbajë mot shumë i nxehtë, kryesisht me diell. E nga e shtuna do na shoqërojë mot i vranët me reshje lokale shiu, që vende vende do të shoqërohen me bubullimë
Temperaturat e ajrit do të vazhdojnë të rriten mbi vlera mesatare. Minimalet do të sillen nga 12C deri në 14C, e ato maksimale nga 25C deri në 28C.
Parashikim më i detajur nga sot deri më 03 qershor.
31.05-1.06 – Mot shumë i ngrohtë, kryesisht me diell. Pasdite vonë, rreth viseve malore në perëndim dhe jug të vendit mundësi për riga lokale shiu dhe bubullimë.
2.06 – Mot pjesërisht i vranët, me reshje lokale shiu, që vende-vende do të shoqërohen edhe me bubullimë.
3.06 – Mot pjesërisht i vranët. Pasdite dhe në mbrëmje priten zhvillime të shtrëngatave të shpërndara me shi.Do të fryejë erë e lehtë nga verilindja 1-2m/s.Shtypja atmosferike do të luhatet rreth vlerave normale.