Moti në vend sot do të jetë i ndryshueshëm me vranësira dhe periudha me diell, njofton Administrata Hidrometeorologjike. AHM paralajmëron gjithashtu erëra të dobëta deri në mesatare nga veriu.
Temperatura e mëngjesit do të lëvizë nga pesë deri në 13 gradë Celsius, ndërsa temperatura maksimale ditore do të arrijë nga 18 deri në 26 gradë. Temperaturat më të ftohta gjatë ditës do të jenë në Mavrovë dhe Berovë, ndërsa temperatura më e lartë ditore pritet të matet në Gjevgjeli.
Mot i ngjashëm pritet në Shkup – pjesërisht i vranët me periudha me diell dhe erëra të lehta deri të moderuara veriore. Temperatura gjatë ditës në kryeqytet do të rritet deri në 25 gradë Celsius.
The post Moti sot do të jetë pjesërisht i vranët me periudha me diell appeared first on Alsat.



