Moti sot i nxehtë dhe vranësira të pakta, temperaturat arrijnë deri në 34 gradë celsius

Ditën e sotme vendi ynë do të jetë në ndikim të kushteve atmosferike të qëndrueshme.


Orët me diell do të mbizotërojnë në pjesën më të madhe të territorit e  vranësira pritet të jenë të pakta në orët e mesditës përgjatë relieveve malore.

Në juglindje vranësirat përgjatë maleve do të pasohen nga reshje lokale shiu.

Era parashikohet të jetë nga kuadrati i veriut  me shpejtësi mesatare deri në 7m/sek, e cila hera-herës fiton shpejtësi deri në 10m/sek, kryesisht përgjatë vijës bregdetare.

Valëzimi në dete pritet të jetë i forcës 1-2 ballë.

Temperaturat parashikohen:

në zonat malore 13 deri 31°C

në zonat e ulëta 14 deri 34°C

në zonat bregdetare 18 deri 32°C

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme