Moti sot në vend do të jetë kryesisht i qëndrueshëm. Mëngjesi do të jetë i kthjellët dhe më i ftohtë, ndërsa gjatë ditës pritet mot me diell dhe vranësira lokale të vogla deri në mesatare. Gjithashtu do të fryjë erë nga veriu me intensitet të dobët deri mesatar, ndërsa herë pas here do të jetë më e përforcuar përgjatë luginës së lumit Vardar. Ndërkohë temperaturat minimale do të lëvizin nga 1 deri në 12 gradë Celsius, ndërsa temperaturat maksimale gjatë ditës pritet të arrijnë nga 18 deri në 25 gradë Celsius./Alsat.mk.
The post Moti sot: Mëngjes i freskët dhe ditë me diell, temperaturat deri në 25°C appeared first on Alsat.



