Shqipëria do të mbizotërohet nga alternime kthjellimesh dhe vranësirash por që mundësitë për reshje janë të pakta, ndërsa rënia e temperaturave do të vazhdojë edhe sot.
Sipas Meteoalb, temperaturat do të pësojnë një rënie të ndjeshme ku do variojnë: në zonat malore nga -9ºC deri në 01ºC, në zonat e ulëta nga -5ºC në 07ºC dhe në zonat bregdetare nga 00°C në 07ºC.
Era do të fryej në drejtim Verior-Verilindor me forcë valëzimi 6 ballë.
Në Kosovë moti do të jetë i kthjellët me alternime vranësirash të cilat do të sjellin reshje dëbore në një pjesë të territorit. Temperaturat do të pësojnë një rënie të lehtë ku do të variojnë: në zonat malore nga -8ºC deri në 01ºC dhe në zonat e ulëta nga -4ºC në 03ºC.