Në Maqedoni gjatë ditës moti do të jetë me vranësira, ndërsa pasdite në pjesët jugore do të ketë kushte për paraqitje të reshurave të shkurta të shiut. Do të fryjë erë, kryesisht jugore.
Temperatura e mëngjesit do të lëvizë prej dy deri gjashtë gradë, ndërsa ajo e ditës prej 18 deri 25 gradë Celsius.
Në Shkup moti kryesisht do të jetë me vranësira, me erë nga jugu.
Temperatura e mëngjesit do të arrijë deri pesë gradë, ndërsa ajo e ditës deri në 25 gradë Celsius.
Prej ditës së hënë, moti kryesisht do të jetë me vranësira, ndërsa nga e mesi i ditës do të fillojnë të reshura të shiut, të ndjekura me erë të fuqishme veriore dhe kushte për paraqitje të bubullimave. Të reshurat gjatë natës do të jenë më intensive, ndërsa shi do të ketë të martën edhe të mërkurën, të ndjekur me erë të fuqishme jugore.