Motra e Edmond Hoxhës: Nuk kam menduar që do të vijë dita me i lut serbët

E zhgënjyer dhe e prekur për zhvillimet e fundit në Kuvendin e Kosovës ka reaguar motra e heroit të kombit Edmond Hoxha, Lumnie Hoxha – Rama.Ajo ka thënë se ndihet tejet e lënduar kur sheh që sot shqiptarët nuk janë të bashkuar as për interesat me të medha të qytetarëve.Sipas saj, nuk janë bashk madje as ata qe dikur u bashkuan në beteja të medha për ta çliruar vendin dhe për t’i sjellë lirinë Kosovës për cka u sakrifikuan shumë djem e qika të kësaj toke shqiptare.
“Me dhemb në shpirt dhe ndihem shumë keq kur e shoh se sa vuajtje kemi përjetuar e sa sakrificë ka bërë ky popull me shekuj, e sot nje grup liderësh që i dham besimin për të na drejtuar shtetin nuk bashkohen edhe kur janë në pyetje interesat e gjithë qytetareve të këtij vendi”, ka thënë ajo për Infokusin.Motra e heroit thotë se liderët kosovarë nuk janë të bashkuar as nuk janë një zeri edhe kur të gjithë miqtë ndërkombetarë sugjerojnë se kjo është rruga për t’i hapur prespektiven rinisë dhe të ardhmes se Kosovës.“Nuk e kam besu asnjëhere se do të vjen dita qe shqiptarët, madje edhe ata qe dikur luftuan për ideale dhe për ta nderuar këtë shtet e bijnë punën mi lutë e mi faktorizuar një grup deputetësh serb. Nuk e kam besuar se edhe pas kaq vitesh shqiptarët do të jenë kaq të përqar mes vete dhe do të kërkojnë përkrahjen e një grupi të vogel serbësh”.E dhimbshme dhe vështirë e pranueshme për të është kur e shet, “këtë shtet për të cilin sakrifikuan shumë gra e burra nuk po jemi në gjendje ta qojmë përpara për shkak të inateve e interesave personale. Kjo sikurse mua mendoj se po i vret edhe shumë nëna, motra e vellëzër të cilët kanë humbur me të dashurit e tyre vetëm për t’i sjellë lirinë këtij vendi….”, thotë Hoxha – Rama për Infokusin/

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme